Prokurori i huaj do ti gjykon ministrat dhe funksionarët që kanë shkelur ligjin

Maqedonia

Prokurori i huaj do ti gjykon ministrat dhe funksionarët që kanë shkelur ligjin

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:50

Për momentin nuk licitohet me emrat për kandidatët e mundshëm për këtë pozitë, por sipas burimeve nga takimet, kryesisht bisedohet rreth ndryshimeve ligjore, ingerencave dhe obligimeve të Prokurorit të ri special, i cili del nga protokolli i marrëveshjes në Përzhino.

Sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit ndërkombëtar do të presin ekipet të propozojnë, por edhe të pajtohen për kandidatin për këtë funksion, por nëse nuk arrihet pëlqim, nuk do të përjashtohet mundësia Prokurori special të jetë i huaj. Në rast të tillë, ai në mënyrë të menjëhershme do të mund të fitojë shtetësi maqedonase.

Rreth 1000 euro rrogë do të marrë Prokurori Special, i cili do të merret me rastet “Përgjimet” dhe rastin “Puç”.

Burimet mirë të informuara nga prokuroria thonë se rroga për atë në çfarëdo rasti nuk do të jetë më e ulët se 850 euro, ndërsa paratë do të ndahen nga arka shtetërore. Në takimin e së enjtes, siç është paralajmëruar, pritet të hapet një prej çështjeve më të rëndësishme – vërtetimi i mënyrës së zgjedhjes dhe autorizimet që duhet ti ketë Prokurori i ri special, si dhe pakoja e ndryshimeve ligjore të cilat do të duhet të mundësojnë që ai të zgjidhet deri më 15 shtator dhe të ketë autonomi të plotë të udhëheqë hetimin në lidhje me bisedat të cilat dalin nga përcjellja e komunikimeve.

Për momentin, nuk licitohet me emrat për kandidatët e mundshëm për këtë pozitë, por sipas burimeve, në takime kryesisht bisedohet rreth ndryshimeve ligjore, ingerencave dhe obligimeve të Prokurorit të ri special, i cili del nga protokolli i marrëveshjes në Përzhino. Përveç asaj, në bisedime duhet të precizohet edhe konkretisht se çka duhet të hetojë sipas zgjedhjes së tij. Sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit ndërkombëtar së pari do të presin ekipet të propozojnë, por edhe të pajtohen për kandidatin për këtë funksion, por nëse nuk arrihet pëlqim, nuk do të përjashtohet mundësia prokurori special të jetë i huaj. Në rast të tillë, ai në mënyrë të menjëhershme do të mund të fitojë shtetësi maqedonase. Grupi punues këtyre ditëve ka biseduar për atë se nën cilat kompetenca do të jetë lista zgjedhore, si do të vërtetohet besueshmëria e saj, për përbërjen e KSHZ dhe votimi i diasporës. Pasditen e së enjtes, belgu Piter Vanhoute është takuar me anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, të cilët nuk kanë qenë pjesë e takimeve të deritanishme të grupit punues i cili duhet të zbatojë marrëveshjen e Përzhinos.

Përfaqësuesit e partive politike për disa ditë po mbajnë bisedime intensive për pakon zgjedhore, në të cilat si lehtësues merr pjesë eksperti belg për përforcimin e kapaciteteve institucionale, Piter Vanhaute. Nën cilat kompetenca do të bie Lista zgjedhore, si do të vërtetohet besueshmëria e saj, si do të jetë përbërja e KSHZ dhe për votimin e diasporës janë çështjet për të cilat është hapur debati më i madh në bisedimet.

Në lidhje me Listën zgjedhore, shtizat thyhen rreth dy propozimeve: krijim të listës së re me regjistrim aktiv të votuesve dhe azhurnim të asaj ekzistuese me kontrollim tenderues. Nuk dihet se sa kohë është e nevojshme për kontrollim tenderues dhe të mënjanohen të vdekurit nga lista e votuesve.

Regjistrimi aktiv i votuesve, nga ana tjetër, do të thotë se shteti nuk është i obliguar të mbajë evidencën për votuesit por ajo do të varet nga fakti nëse qytetarët vetvetiu do të paraqiten për të votuar. Në takimin e mbrëmshëm partitë janë përfaqësuar me nga dy përfaqësues – Nikolla Popovski dhe Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Shekerinska dhe Damjan Mançevski nga LSDM, Musa Xhaferi dhe Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu dhe Luan Tresi nga PDSH, por kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA, BE dhe OSBE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat