Zaev nuk i ndanë shqiptarët dhe maqedonasit, flet për një koncept të shtetit qytetar

Maqedonia

Zaev nuk i ndanë shqiptarët dhe maqedonasit, flet për një koncept të shtetit qytetar

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 20:19

Të bashkuar dhe me shpresë se sërish do ja dalim, të përqendrohemi në kapërcimin e sfidave para të cilave gjendet Maqedonia moderne, deklaroi kreu i opozitës Maqedonisë Zoran Zave në fjalimin e tij për Ditën e Republikës.

Në këtë ditë feste, ai nuk i ka ndarë shqiptarët dhe maqedonasit, por ka folur më shumë për një koncept të shtetit qytetar, raporton INA.

“Ti kthejmë vlerat themelore të demokracisë. Maqedonia ka nevojë për një shoqëri të drejtë të qytetarëve të lirë, ekonomikisht stabil dhe të lumtur, të cilët dinë dhe munden ti ndajë vlerat e përbashkëta për një të ardhme me perspektivë”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat