Autoritetet hetimore në Maqedoni po vazhdojnë të marrin në pyetje pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Shutkës, të Manastirit dhe të Prilepit.
Jozyrtarisht mesohet se komandant Sokoli nga qelia e burgut ka mundesi te del vetem 30 minuta ne dite qe te shetit me rroje te burgut(gardian) ne oborrin e burgut te Manastirit, e jo 2 ore si parasheh ligji.
Ekipet e Prokurorisë së Shkupit kanë qëndruar në Prilep dhe Manastir, ku janë shqyrtuar rastet e të paraburgosurve të tjerë, të cilët u dërguan në këto burgje për arsye sigurie.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me procesin e marrjes në pyetje, ndërsa deklaratat dhe rrëfimet për ngjarjen pritet të jepen në shtator kur do të nisë edhe procesi gjyqësor.
Në burgun e Prilepit janë Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, Komandant Malisheva, Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika. Në Manastir janë Sami Ukshini, Komandant Sokoli, Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi. Pjesa tjetër e të paraburgosurve janë në burgun e Shutkës. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë janë arrestuar 33 persona.