Maqedonia nesër i shënon dy ilindenët

Maqedonia

Maqedonia nesër i shënon dy ilindenët

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:21

Republika e Maqedonisë nesër do t’i shënojë dy ilindenët ­ 112 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM­së.

Kryetari i Kuvendit të RM­së, Trajko Veljanovski do të mbajë fjalim në solemnitetin në Kompleksin memorial të KAÇKM­së në fshatin pelincë në Kumanovë, kryeministri Nikolla Gruevski do të jetë në shënimin në Shkup ­ para përmendores të Metodija Andonov ­ Çento, kryetar i Presidiumit të KAÇKM­së, ndërsa presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim në nderimin qendror në Meçkin Kamen.

Në Krushevë nesër do të arrijnë edhe kalorësit të cilët në marshin tradicional të Ilindenit çdo vit nisen nga Lisiçja e Epërme e Shkupit më 27 korrik. Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë. Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë të osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë.

Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës. Saktë, 41 vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM­së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro­juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të FD Jugosllavisë.

Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM­së, në krye me Metodija Andonov Çento. Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore ­ Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat