Gruevski dhe Llatasi duan luftë në Maqedoni, caku Likova!?

Maqedonia

Gruevski dhe Llatasi duan luftë në Maqedoni, caku Likova!?

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 11:54

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski përmes mediave të tij, gjegjësisht gazetarit kontravers, Dragan Pavllovic Llatas si duket po dëshiron luftë të re në Maqedoni.

Caku i tyre është Kumanova dhe Komuna e Likovës, transmeton INA.

Nuk ishte i rastësishëm lajmi i sotëm i plasuar nga një portal qeveritar dhe televizioni “Sitell” me një titull bombastik: Aksion policor në për shkatërrimin e terroristëve në Sllupcan dhe Vaksincë.

Kësaj fushate të orkestruar për terrorizimin e banorëve të Likovës dhe Kumanovës po i ndihmojnë edhe mediat serbe.

Ditë më parë gazeta serbe “Zdravo”, shkruante: “Në Likovë, vend në Maqedoni që gjendet vetëm disa kilometra nga kufiri me Serbinë dhe 50 kilometra nga Vraja, ish ushtarë të UÇK-së kanë themeluar një kamp ushtarak dhe po i kërcënohen Maqedonisë dhe Serbisë”.

Portali serb Telegraf, që konsiderohet se ka lidhej të ngushta me qeverinë maqedonase të përbërë nga VMRO dhe BDI, shkruante se Likova është zgjedhur qëllimisht për shkak se gjendet në kufi me Maqedoninë, Serbinë Qendrore dhe “Kosovën e Metohinë”, ku jetojnë 99 për qind shqiptarë, rreth 350 serbë dhe 150 maqedonas.

Koha do të tregojë nëse tekstet shpifëse të botuara në mediumet serbe dhe maqedonase janë të rastësishme, apo paraqesin përgatitje të terrenit për hakmarrje ndaj kësaj popullate e cila ndihmoi UCK-së në fitoren e saj kundër ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat