Grupet e punës takohen edhe sot, do të diskutojnë pë prokurorin special

Maqedonia

Grupet e punës takohen edhe sot, do të diskutojnë pë prokurorin special

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:01

Jo deri më datën 10 por deri më 17 gusht do të zgjas pushimi i grupeve punuese të partive politike të cilët po bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni e nënshkruar më 15 korrik në Përzhino.

Dje u mbajtë takimi i parë, ndërsa sot do të mbahet takimi i dytë, në të cilën do të bisedohet për punën e prokurorit special, detyra e të cilit do të jetë hetimi i dyshimeve që dolën nga përmbajtja e bisedave të përgjuara, të cilat i publikoi LSDM-ja.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se prokurorit të ri special do të ja dorëzoj materialet që kanë ngelur pa u publikuar nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, ndërsa ndër to do të jenë edhe materialet për rastin “Monstra”. Ai gjatë tërë kohës kishte thënë se do t’i publikoj vetë ato materiale mirëpo nuk e mbajti fjalën e dhënë.

Në takimet për prokurorin special do të merr pjesë edhe eksperti nga Irlanda- Xhejms Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat