Do të del lista e ushtarëve profesionist që janë pranuar në ARM

Maqedonia

Do të del lista e ushtarëve profesionist që janë pranuar në ARM

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:43

Ministria e Mbrojtjes këto ditë të publikoj emrat e kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në konkursin e fundit që do të punësohen si ushtar profesionist. Zhurnal mëson jozyrtarisht se në mesin e këtyre 125 kandidatëve ka edhe shqiptar.

Kandidatët e përzgjedhur do të fillojnë me punë në Armatë pas disa javësh gjatë këtij viti.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes përmes një thirje publike i inkurajoi të rinjët që të paraqiten në konkursin e fundit që u hap për pranimin e 125 ushtarëve profesional.
Ndryshe,kandidatët në këtë konkurs duheshte t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me Ligj për shërbim në ARM, përkatësisht të jenë shtetas të Maqedonisë, të ishin të moshës madhore, të kishin aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike të nevojshme për kryerjen e shërbimit të Armatës, t’a kenë të kryer shkollën e mesme, t’a ketë të kryer shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak në ARM dhe të mos ishin më të moshuar se 25 vjet deri në ditën e përfundimit të shpalljen për ushtarë profesional.

Jozyrtarishtë kuptohet se rroga minimale e një ushtari të paguar që ka edhe kujdestari gjatë muajit arrin deri 400 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat