Grupet punuese të partive politike do të marrin pushim

Maqedonia

Grupet punuese të partive politike do të marrin pushim

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:37

Grupet punuese të partive politike për marrëveshjen e Përzhinos punojnë çdo ditë deri të premten, pastaj do të kenë pushim gjer më 10 gusht mëson ,,Meta”. Arsyet, janë se ndihmësit e jashtëm të procesit do të shkojnë në pushim vjetor në shtetet e tyre.

Në ekipin e LDSM-së marrin pjesë Radmilla Sheqerinska dhe Damjan Mançevski, ndërkaq Nikolla Popovski dhe Nikolla Todorov i përfaqësojnë interesat e partisë në pushtët VMRO-DPMNE-së. Përfaqësuesit e BDI-së janë Musa Xhaferi, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi, ndërkaq të PDSH-së janë Imer Aliu, Bekim Fazliu dhe Luan Tresi.

Në takime marrin pjese edhe ekspertët ndërkombëtarë të udhëhequr nga eksperti belg Piter Van Hojte, përfaqësuesit e OSBE-së dhe përfaqësues nga misioni nga bashkimin Evropian në Maqedoni.

Pas takimit përgatitor të 22 korrikut, i cili u mbajt në hapësirat e OSBE-së në Shkup, grupet punuese çdo ditë janë takuar të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat