Palmat në Shkup bëhen me dushe freskuese

Maqedonia

Palmat në Shkup bëhen me dushe freskuese

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:48

Një pjesë e palmave të mbjella në Shkup, janë bërë tashmë edhe me dushe mbi kokë. Palmat në Bulevardin “Teodosij Golloganov” të cilat ishin mbjell para një muaji, prej sot freskohen me spërkatëse. Ndërsa studentët nëpër konvikte jetojnë në kushte jo adekuate, duke përjetuar probleme me banjat dhe dushet, një pjesë e parave të popullit shpenzohen për freskimin e bimëve ekzotike, pavarësisht zgjerimit të bulevardit.

“Në periudhën kur këtë vit temperaturat kalojnë mbi 40 gradë Celsius, pushteti lokal gjeti mënyrën se si t’i freskojë palmat e sapombjella. Ai u vendosi dushe spërkatëse”.
Alsat-M kërkoi përgjigje nga Qyteti i Shkupit se sa kushton ky projekt, por nuk arriti të merrte informacion nga zyra për marrëdhënie me publikun. Përgjatë bulevardit janë mbjellë 15 palma. Pemë të tilla ka dhe pranë ministrisë së Punëve të Jashtme, por ato akoma nuk kanë spërkatëse. Ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë" bleu 1 100 fidanë të tillë dhe për to ishin shpenzuar 500 000 euro. Në Shkup deri tani janë mbjellë rreth 50 palma. Të tilla ka edhe në disa qytete të tjera, madje në Prilep, qytetarët u tallën me to duke iu vënë zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat