Ndërtesa e re e VMRO-DPMNE-së pa leje përdorimi

Maqedonia

Ndërtesa e re e VMRO-DPMNE-së pa leje përdorimi

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:09

Shtabi i ri i VMRO-DPMNE-së del nga kufijtë e parcelave ndërtimore dhe është vendosur në funksion pa marrjen e lejes përdoruese.

Këto konstatime kanë dal nga mbikëqyrja e inspektorëve nga ana e Komunës Qendër, që u krye pardje.

“Inspekcioni gjatë kontrollit në vend ngjarje, konstatoi se investitori ka vendosur në funksion një pjesë nga objekti edhe pse për të nuk janë plotësuar kushtet ligjore.

Gjegjësisht, objekti është në fazë ndërtimi dhe në pajtueshmëri me Ligjin, “Beton” nuk mundet që të jap procesverbal nga organi mbikëqyrës me të cilin do të kërkohet pranim teknik dhe regjistrim në Kadastër.

Më saktësisht thënë, objekti nuk ka leje përdorimi”, thuhet në njoftimin e pushtetit lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat