Gruevski në një fshat të Gjevgjelisë lëshoi në përdorim fabrikën “Doka Tekstil”

Maqedonia

Gruevski në një fshat të Gjevgjelisë lëshoi në përdorim fabrikën “Doka Tekstil”

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:33

Kryeministri Nikolla Gruevski sot zyrtarisht e lëshoi në përdorim fabrikën “Doka tekstil” në Miravci-Gjevgjeli, e cila për momentin ka të punësuar 70 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet që numri i saj të rritet në 200, transmeton zhurnal.mk
“Fabrika e cila është para neve është një shembull i mirë për kohën e kaluar dhe të tashmen, për kohën kur u mbyllën fabrikat dhe për kohën e tanishme në të cilën po hapen fabrika.
Para një viti ky objekt ishte një karikaturë e madhe e cila rrënohej me kohë si rezultat i mbylljes së fabrikës në të cilën para dhjetë viteve punonin rreth 200 punëtor”, deklaroi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat