Me rregullat e reja, pacientët e Kumanovës do të shërohen në Shtip

Maqedonia

Me rregullat e reja, pacientët e Kumanovës do të shërohen në Shtip

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:21

Spitalet në Tetovë, Manastir dhe Shtip do të shndërrohen në qendra rajonale ku do të drejtohet pjesa më e madhe e pacientëve që jetojnë jashtë qytetit të Shkupit.
Për momentin, ministria e shëndetësisë po punon në përforcimin e kapaciteteve në më shumë pjesë të specializuara në këto dhe spitalet e përgjithshme në vend.
Ministri i shëndetësisë theksoi se qysh nga fillimi i vitit e deri tani janë krijuar 28.219 udhëzime nga shtëpitë e shëndetit nga qytetet tjera për tek klinikat në Shkup, dhe Spitalin e përgjithshëm të qytetit të Shkupit.
Në bazë të këtyre të dhënave, sqaroi Todorov, ministria ka përgatitur analiza të nevojave për përforcimin e klinikave të specializuara në nivel të spitaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat