Po organizohen iftare për emigrantët në Qendrën pranuese

Maqedonia

Po organizohen iftare për emigrantët në Qendrën pranuese

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:01

Deri më tani një numër i madh i qytetarëve e treguan humanitetin e tyre duke i ndihmuar emigrantëve, të cilët fillimisht nëpër hekurudha, pastaj me biçikleta , të uritur dhe etur e kalonin Maqedoninë me shpresë se do të arrijnë në vendet e Evropës Perëndimore.
Emigrantët që po qëndrojnë në Qendrën pranuese në Gazi Babë gjatë kohës së Muajit Ramazan po shërbehen me iftare, fal solidaritetit të organizatave jo qeveritare dhe vullnetarëve që po bëjnë çmos për t`ia lehtësuar qëndrimin këtyre njerëzve në Maqedoni.
Njëra prej këtyre organizatave është edhe ajo “Legis” prej ku thuan se këtë e bëjnë me ndihmën e donatorëve dhe me leje dhe përkrahje të përfaqësuesve të MPB.
“Futemi në Qendrën pranuese për çdo ditë dhe hamë bashkë me to iftar për ta ndjerë atmosferën e Ramazanit. Edhe pse atje numri është në rënie, planifikojmë që të vazhdojmë me këtë aktivitet gjatë tërë Ramazanit, madje nëse ngel edhe vetëm një emigrant”, theksoi Jasmin Rexhepi nga Legis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat