Përjashtohet nga puna Vanco Kargov

Maqedonia

Përjashtohet nga puna Vanco Kargov

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:36

Drejtori i Këshillit të Inspektorëve Vanco Kargov i cili u shpëtua nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sipas informacioneve të punësuarve është zëvendësuar nga vet Nikolla Gruevski, shkruan centarnews.net
Arsye e shkarkimit të tij, sipas informacioneve është mos durimi partiak midis funksionarëve në VMRO-DPMNE, sidomos pas publikimit të bisedave të përgjuara.
Me 26.02.2015, Gjykata themelore në Shkup e ndaloi procedurën penale ku Kargov u gjykua për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjegjësisht përderisa ka qenë drejtor i Drejtorisë Doganore, nuk e ka respektuar vendimin e Komisionit për marrëdhënie të punës dhe ka refuzuar që ta kthej në punë Laste Ivanovski, i cili paraprakisht është përjashtuar nga puna për shkak të prishjes së rendit dhe diciplinës.
Laste Ivanovski atëherë patë deklaruar se është i tmerruar nga vendimi i Gjykatës për t`u ndalur procedura penale kundër Kargov dhe se Prokurori e ka suspenduar ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat