VMRO-ja bën gjenocid gjatë punësimeve, partitë shqiptare heshtin!

Maqedonia

VMRO-ja bën gjenocid gjatë punësimeve, partitë shqiptare heshtin!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:27

Asnjë parti politike shqiptare në Maqedoni nuk ka reaguar pas publikimit të skandalit se në Prokurori janë punësuar 55 maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Nga ana tjetër vetëm faktori ndërkombëtar që është garantues i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit mund të bllokojë punësimet kryekëput të etnitetit maqedonas në prokurorinë shtetërore.

Me punësimet e fundit shqiptarëve të shkolluar si juristë , avokatë iu mbyllen dyert për t’u punësuar në prokurori gjatë 20 viteve të ardhshme dhe asnjëherë nuk mund të përfaqësohen në institucionet shtetërore.

Tolerimi i Brukselit dhe eurokomesarit, Johanes Han që në Maqedoni të punësohen kryekëput kuadro maqedonasve vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Ohrit. Edhe në spitalin “8-shtatori” në Shkup u punësuan 106 mjek maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Ndryshe,Maqedonia dje u trondit edhe me një skandal të madh gjatë punësimeve kryekëput vetëm të maqedonasve. Kësaj radhe 55 maqedonas filluan me punë në Prokurorinë Themelore, Prokurorinë e Lartë dhe Prokurorinë Republikane në Shkup.

Agjencia e lajmeve “Zhurnal ekskluzivisht mësoi se 55 maqedonas dhe asnjë shqiptar filluan me punë gjatë ditës së mërkurë në Prokurorinë themelore dhe Prokurorinë republikane në Shkup.

Punësimi ekskluzivisht i kuadrove maqedonas nënkupton se dyert për shqiptarët e Maqedonisë janë të mbyllura. Së paku edhe 20 vitet e ardhshme me çka shqiptarët duhet të presin për t'u punësuar deri kur të pensionohen maqedonasit të cilët dje u punësuan në Prokurori.

“Zhurnal” mëson se 55 maqedonasit u shpërndanë nëpër vendet e tyre të punës ku kanë zyra elitare dhe kushte moderne për punë. Nga ana tjetër Raporti i fundit i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti flet se shqiptarët janë të diskriminuar në institucionet e shtetit, përfshirë edhe Prokurorinë.

Sipas tij, përfaqësimi është tepër i ulët.

Ndryshe, “Zhurnal” merr vesh se postet drejtuese në Prokuroritë e Maqedonisë i mbajnë kryekëput maqedonasit. Nga ana tjetër Brukseli zyrtar dhe Evrokomesari Johanes Han duhet me shumë kujdes të shqyrtojë diskriminim që iu bëhet shqiptarëve të cilët i kanë të mbyllur dyert për t'u angazhuar si profesionistë në Prokurori dhe gjykata.

Pikërisht nga kjo Prokurori po bëhen aktvendimet per gjykimet më të tmerrshme ndaj shqiptarëve si rasti i “Monstrës”, “Sopoti” dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat