Thaçi takon kongresmenin Engel

Maqedonia

Thaçi takon kongresmenin Engel

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:26

Nesër në ora 12:30, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të realizoi takim me kongresmenin amerikan, Elliot Engel dhe me përfaqësuesit të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në takimin që do të zhvillohet në Shkup Kryetari Thaçi do të takojë: kongresmenin amerikan, Elliot Engel, shefin e stafit për politik të jashtme të kongresit, Jason Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj - anëtari i asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Martin Shkreli - kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, si dhe Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj.

Të pranishëm në takim do të jenë edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Laura Burns.
Kryetari Thaçi me delegacionin amerikan do të bisedojë për situatën e përgjithshme dhe krizën politike në vend, si dhe për tema të tjera me rëndësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat