Në aeroportin e Ohrit sonte do të arrijë fluturimi i parë nga Bazeli

Maqedonia

Në aeroportin e Ohrit sonte do të arrijë fluturimi i parë nga Bazeli

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 22:33

Në aeroportin e Ohrit, "Shën Apostul Pavle", sonte do të arrijë fluturimi i parë nga Bazeli, me çka do të vendosen linja të reja direkte Bazel-Ohër-Bazel me aviokompani "Wizzair".

Linja e parë direkte ajroroe nga Bazeli, siç njoftoi TAV Maqedoni, do të sjellë 179 udhëtarë, ndërsa nga Ohri për këtë qytetet do të nisen 133 udhëtarë.

Në realcionin e ri do të fluturojnë dy herë në ditë, çdo të mërkurë dhe të dielë, në të njëjtën kohë, duke arritur në aeroportin e Ohrit në orën 18 e 40 minuta dhe kthim për në Bazel në orën 19 e 10 minuta. Fluturimet sipas TAV Maqedoni, janë caktuar deri më 21 tetor.

Aterimin e parë nga fluturimi nga Bazeli, TAV Maqedoni do ta festojë me ceremoni tradicionale për mirëseardhje - prerjen e tortës, një urë uji në formën e ylberit rreth aeroplanit, si dhe vajza të veshura me kostume popullore që i ofrojnë produkte ushqimore udhëtarëve.

Para jo më shumë se një muaji nga aeroprti i Ohrit filloi të funksionojë edhe linja direkte për në Londër.

Nga kompania presin rritje të qarkullimit ajtoro në aeroportin "Shën Apostul Pavle" gjatë verës, si rezultat i linjave të reja, si dhe fluturimeve çarter nga Holanda, Austria, Zvicra dhe Belgjika.

Vjet TAV Maqedoni, në të dy aeroportet, në atë të Shkupit, "Aleskandri i Madh" dhe në atë të Ohrit "Shën Apostul Pavle", u ka shërbyer pothuajse 1,3 milionë udhëtarëve dhe prandaj shënoi rritje prej 20 për qind në nivel vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat