MPB-ja u dha 253 vërtetime emigrantëve ilegalë

Maqedonia

MPB-ja u dha 253 vërtetime emigrantëve ilegalë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:03

Ministria e Punëve të Brendshme në 24 orët e fundit u dha 253 vërtetime emigrantëve ilegalë të cilët kanë paraqitur interes për parashtrim të kërkesës për azil. Një pjesë e tyre, mes të cilëve edhe fëmijë, janë zbuluar në një tren transportues i cili nga Republika e Greqisë ka arritur në Stacionin hekurudhor në Gjevgjeli.

Emigrantët ilegalë janë zbuluar pasi kanë filluar të godasin nga brendia e vagonit, për shkak të kushteve të padurueshme brenda, gjegjësisht rrezikut të ngulfaten.

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimit të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme nga 18.06.2015, Ministria filloi me dhënien e vërtetimeve për shprehje të interesit për parashtrimin e kërkesave për njohjen e së drejtës të azilit në Republikën e Maqedonisë shtetasve të huaj të cilët ilegalisht hyjnë në territorin tonë.

Në periudhën prej 19.062015 deri në 30.06.2015 deri në orën 8:00 u janë dhënë vërtetime 5.258 shtetasve të huaj, prej të cilëve 4.147 janë meshkuj, 640 janë femra, 461 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, ndërsa dhjetë fëmijëve u është dhënë vërtetim për shprehje të interesit për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës të azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numër janë shtetasit e Sirisë, 3.310, pastaj Afganistanit 511, Iraku-326, Pakistanit 271, Somalisë 245,Kongo 188 dhe Palestina 152.

Në Vizbeg me vaksinën ORU janë vaksinuar tre persona. Është bërë dezinfektim i stacionit hekurudhor në Kumanovë - 800 metra katror vagonë, 100 metra katrorë vendet e pritjes dhe tualete. Në Tabanocë janë dezinfektuar 400 metra katror vagona, në Shkup 800 metra katror vagona, ndërsa në Gjevgjeli 600 metra katror stacion policie, tre automjete policore dhe 1.000 metra katror peron dhe vend pritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat