Deputetët e BDI-së për ‘gjynah’

Maqedonia

Deputetët e BDI-së për ‘gjynah’

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:26

Mospajisja me certifikata sigurie të deputetëve dhe funksionarëve të BDI-së ishte edhe një skandal i kësaj partie në pushtet.

Ajo që është me skandaloze se si nënkryetari i Parlamentit nga radhët e kësaj partie, Rafis Aliti nuk pajiset me certifikatë sigurie. Ai dhe disa deputetë të partisë së tij akoma presin dhe shpresojnë se do të pajisen me këtë dokument, pasi që shpërtheu si skandal me mospraninë e tyre gjatë vizitës së institucioneve të sigurisë, informon INA.

Kjo parti me vite të tëra e mbante në fshehtësi këtë problem, ndërsa zyrtarët e saj më të lartë si Musa Xhaferri, por edhe Ali Ahmeti disa herë kishin lutur kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov që të pajisen me këtë dokument për çështje sigurie, i cili i mundësonte atyre qasje në dokumente sekrete të sigurisë së lartë, por edhe qasje në institucionet e sigurisë.

Skandali që kishte përfshirë këtë partinë ishte shokues edhe për NATO-në, kur një ish-drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, siç është deputeti aktual Zulfi Adili nuk ishte pajisur me certifikatë dhe me këtë ishte një kontradiktë dhe absurditet se çfarë funksioni ka bërë ky zyrtar shqiptarë, në një institucion që merret edhe me çështje dhe dokumente të sigurisë së lartë.

Aliti dhe shumë deputetë e funksionarë të tjerë shpresojnë se me shpërthimin e këtij skandali ata do të pajisen me këto certifikata, por edhe ato ndoshta nuk do të jenë të vlefshme dhe të rëndësishme për ta, për shkak të skadimit të mandatit dhe mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Drejtoria për Sigurinë e Informatave të Klasifikuara është mbyllur hermetikisht ndaj pyetjeve të adresuara se përse zyrtarët shqiptarë nuk pajisen me cerfitikata të tilla sigurie. Ky skandal është i njohur gjatë kohë edhe nga diplomatë evroperëndimor, të cilët këtë çështje e shohin si problem dhe dobësi e BDI-së, e cila është pjesë e pushtetit. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat