Kryetari i PDSH-së realizoi takim të përbashkët me 17 ambasadorët e BE-së

Maqedonia

Kryetari i PDSH-së realizoi takim të përbashkët me 17 ambasadorët e BE-së

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:03

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim të përbashkët 17 ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

Në këtë takim të përbashkët u diskutua për situatën e përgjithshme politike, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend, ku ndër tjera ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë, gjë që do të hap rrugën e integrimeve dhe do të siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe gjithë rajonin.

Kryetari Thaçi në një bashkëbisedim me 17 ambasadorët e vendeve të BE-së shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendës euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike qe e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Nga të pranishmit u theksua se Bashkimi Evropian me vëmendje të veçantë ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend. U rekomandua që të gjitha partitë politike dhe vepruesit shoqërorë të kontribuojnë në mirëqenien dhe ardhmërinë e qytetarëve, në këtë drejtim Ambasadori i Unionit Evropian në Maqedoni, z.Aivo Orav falënderoi Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi për kontributin që jep lidhur me zhvillimin e procesit të negociatave mes liderëve të partive kryesore politike në vend.
Kryetari i PDSH-së gjithashtu falënderoi ambasadorët për kontributin që jep Unioni Evropian dhe faktorët të tjerë për tejkalimin e kësaj krize politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat