Kocijancic: Komisioni shpreson në rezultate konkrete në të ardhmen

Maqedonia

Kocijancic: Komisioni shpreson në rezultate konkrete në të ardhmen

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:05

Komisioni evropian shpreson në rezultate konkrete në të ardhmen e afërt nga takimet midis liderëve politik në Maqedoni, theksoi sot para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësja e komisarit Han, Marija Kocijancic.

Ajo theksoi, Komisioni i përshëndet vijimin e bisedimeve midis liderëve politik në Maqedoni, që kanë të bëjnë me implementimin e sugjerimeve nga Komisioni Evropian në lidhje me marrëveshjen e dy qershorit, ndërsa komisari Han veçse e ka shprehur gatishmërinë e tij që të jetë ndërmjetës midis partive nëse kjo gjë është e nevojshme.

Megjithatë, ashtu si tha Kocijancic, tash për tash nuk ka vërtetim për takim të ardhshëm me komisarin Johanes Han, transmeton zhurnal.mk

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat