Ambasadori Beleli kërkoi që të merret përgjegjësi për ngjarjet në Parlament

Maqedonia

Ambasadori Beleli kërkoi që të merret përgjegjësi për ngjarjet në Parlament

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:03

Kryetari i Parlamentit Trajko Velanoski, sot ka pasur një takim me ambasadorin italian Ernesto Beleli.

Në njoftim theksohet se ambasadori Beleli ka theksuar së është i njohur me gjendjen aktuale në Parlament dhe se mendon se opozita duhet që të kthehet në Parlament me qëllim që ajo të vazhdoj me punë me kapacitet të plotë, pasi që të gjithë duhet të marrin përgjegjësi gjatë zgjidhjes së krizës.

Velanoski duke u pajtuar me atë se opozita duhet kthyer sa më shpejtë në Parlament, e përmendi tentimin e tij në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se gjendja e këtillë politike është në dëm të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat