Për dhjetë ditë janë dhënë 5005 leje qëndrimi për emigrant

Maqedonia

Për dhjetë ditë janë dhënë 5005 leje qëndrimi për emigrant

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:14

Nga i 19 i këtij muaji deri sot në ora 8, janë dhënë 5005 leje qëndrimi për nënshtetasit e huaj, prej të cilëve 3973 janë të gjinisë mashkullore, 597 janë të gjinisë femërore dhe 425 fëmijë, dhe 10 fëmijë që kanë kërkuar të drejtën e azilit, informoi MPB.
Sipas nënshtetësisë së personave ndaj të cilëve janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë nënshtetasit e Sirisë, 3180, pastaj Afganistan, 479, Irak, 321, Pakistan, 250, Somali, 245, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Për shkak të rritjes së presionit nga emigrantët ilegal në kufirin jugor, MPB po vazhdon me masat e rritura të sigurimit në linjën kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat