Thaçi: Marrëveshjes së Ohrit i ka skaduar afati (Video)

Maqedonia

Thaçi: Marrëveshjes së Ohrit i ka skaduar afati (Video)

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:16

Menduh Thaçi, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, mbrëmë në televizionin VizionPlus në emisionin “Kapital” ka folur për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni dhe bashkëpunimi më BDI-në, raporton “Lajmpress”.

Sipas tij, BDI insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit derisa PDSH mendon se afati i ka skaduar kësaj marrëveshje.

“Ne insistojmë për një marrëveshje të re”, ka thënë ai.

“Ende s’kemi gjet gjuhën e përbashkët me BDI-në, ata përmendin Marrëveshjen e Ohrit ndërsa, ne mendojmë se Marrëveshja e Ohrit është e tejkaluar”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat