Sheqerinska-Peterlesë: Gruevski nuk e ka mandatin për të udhëhequr këtë vend

Maqedonia

Sheqerinska-Peterlesë: Gruevski nuk e ka mandatin për të udhëhequr këtë vend

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:30

Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ata vepruan në të kaluarën, siç e dëshmojnë edhe inçizimet nga e vërteta për Maqedoninë, tha nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska pas takimit me kryesuesin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, Alojz Peterle.

“Nuk është e rëndësishme se kush do të jetë lehtësuesi dhe si është kapaciteti i tij, nëse kjo qeveri dhe Gruevski personalisht, nuk kanë ndërgjegje për përgjegjësinë e tyre, dhe atë ta bartin, zgjidhja nuk është e mundshme. Është e rëndësishme të dihet se ai nuk e ka mandatin për të udhëhequr këtë vend”, tha Sheqerinska.

Ajo më tej tha se vendi është në krizë të thellë dhe se situata ka nevojë për një kohë për tu shëruar, me qeverinë kalimtare, sepse, siç theksoi ajo, kjo qeveri dhe struktura në pushtet nuk mund të zgjidhin problemet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat