PPD vizitoi tendat e opozitës maqedonase, foto me Zaevin

Maqedonia

PPD vizitoi tendat e opozitës maqedonase, foto me Zaevin

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:44

Partia për Prosperitet Demokratik është solidarizuar me protestën e vazhdueshme të opozitës maqedonase, gjegjësisht partinë partnere LSDM gjatë të së kaluarës.

Grupi udhëheqës i kësaj partie ka vizituar anëtarësinë e LSDM-së dhe kryetarin e saj Zoran Zaev para tendave të ngritura para Qeverisë.

Në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të liderit socialdemokrat Zaev, shihen përfaqësuesit e PPD-së të udhëhequr nga kryetari i saj Nexhat Bexheti, Muhamed Halili, Zejnullah Salihi – kryetar i PPD-së në Tetovë. Në mesin e tyre është edhe Faton Aliti – zëdhënës i PPD-së, që është djali i njërit prej liderëve të PPD-së, Abdurrahman Alitit dhe që u pa edhe në ditën e protestës masive në Shkup, duke nxitur debate për shkak të motrës së tij Nora Aliti si deputete e BDI-së.

Ky delegacion shihet duke qëndruar pranë Zaevit, duke i dhënë mbështetje në qëndrimet e opozitës maqedonase për largimin e qeverisë së Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat