Ambasadori amerikan Xhes Bejli, për vizitë në Kumanovë

Maqedonia

Ambasadori amerikan Xhes Bejli, për vizitë në Kumanovë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:34

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Mihaill Cvetkov, ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli dhe zv/ambasadori i Zvicrës Katerina Shtoker sot solemnisht do të lëshojnë dy sistemet e para ‘pik pas pike’ në fushat me misër në fshatin Lopatë të Kumanovës dhe fshatin Çashkë të Velesit.

Bëhet fjalë për projekt të USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla.

Nëpërmjet këtij sistemi këtë vit do të dhurohen 160 sisteme për ujitjen e këtillë ‘pik pas pike’.

Ambasadori I SHBA-ve do të vizitojë edhe komunën e Kumanovës dhe sipas paralajmërimeve, do të takohet edhe me përfaqësuesit e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat