MASH me detaje për mbajtjen e testimit ekstern

Maqedonia

MASH me detaje për mbajtjen e testimit ekstern

Më: 28 maj 2015 Në ora: 00:13

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se oraret për testimin ekstern për nxënësit nga klasa e katërt e arsimit fillor e deri në vitin e tretë të arsimit të mesëm janë të publikuara në webfaqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk, ku secili nxënës mund të shoh datën dhe orën se kur do të testohet, kurse për lëndët mësimore do të informohet 3 ditë para datës së testimit, gjithashtu përmes webfaqes së lartpërmendur.

Përndryshe, procesi i kontrollimit ekstern të të arriturave të nxënësve dhe kontrollimi i objektivitetit të vlerësimit të mësimdhënësve do të realizohet në periudhën prej 2-10 Qershor dhe do të përfshijë gjithsej 183.280 nxënës dhe 17.803 mësimdhënës.

Në webfaqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë të publikuara gjithsej 445.700 pyetje në Gjuhën maqedonase, shqipe , turke dhe gjuhën serbe nga 7,560 lëndë mësimore. Për çdo lëndë janë përpiluar pyetje varësisht nga përfshirja e tyre në plan programin mësimor, përkatësisht orëve mësimore. Për lëndët që realizohen 1 orë në javë, janë përpiluar 100 pyetje, për lëndët e realizuara 2 orë në javë janë përpiluar 200 pyetje ndërsa për lëndët 3 orë në javë janë përpiluar 300 pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat