Zaev: Nuk thash se shqiptarët e “Monstrës” janë të pafajshëm

Maqedonia

Zaev: Nuk thash se shqiptarët e “Monstrës” janë të pafajshëm

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:34

Udhëheqësi opozitar i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaraur sot se me siguri është interpretuar gabimisht deklarata e tij për gazetën gjermane ‘Die Zeit’, se shqiptarët e dënuar për vrasjen e katër djemve dhe një peshkatari në liqenin e Smilkovës janë të pafajshëm.
“Me siguri ka qenë interpretimi i gabuar i gazetarit. Megjithatë, ka dyshime të mëdha në lidhje me këtë rast. Këtë e shpjegova edhe në atë intervistë dhe natyrisht me zbulimin e së vërtetës rreth liqenit së Smilkovës apo procesit të qeverisë, Monstra, siç ata e quajnë në akuzë, do të zbulojë një të vërtetë të dhimbshme “, tha Zaev.

“Dyshimet janë të mëdha, qëllimi ynë nuk është për të vënë kualifikime, por sigurisht të vërtetën do e zbulojmë, qytetarët do të dinë në thelb se çfarë tregon ajo e vërtetë, sepse ka dyshime të mëdha në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me rastin Monstra”, u përgjigj Zaevi, në pyetjen gazetareske.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat