Reagimi i VMRO-së ndaj “bombës” së Zaev

Maqedonia

Reagimi i VMRO-së ndaj “bombës” së Zaev

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:15

VMRO-DMPNE-ja i ka dërguar një porosi liderit të LSDM-së, Zoran Zaev duke thënë se ka marrë fund politika e tij, që konsiderohet e dëmshme për vendin, duke reaguar kështu pas përfundimit të konferencës së LSDM-së, ku u shpalos “Bomba 34”.

“Ka marrë fund Zaev. Duket se partia juaj nuk ka diçka të mirë për t’ua ofruar qytetarëve. Kjo po shihet çdo ditë. Asnjë material, i krijuar, i prerë dhe i montuar nuk mund ta ndryshojë atë”, ka deklaruar deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski.

Sipas Dimovskit, qytetarët e kanë kuptuar këtë gjendje, prandaj kanë dalë në rrugë për t’i dëshmuar Zaevit se skenari për destabilizimin e vendit nuk mund të realizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat