Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Maqedonia

Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:06

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskoshme të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 16, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe me erë të përforcuar mesatare të përkohshme.

Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 12, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 21 gradë Celsius. Indeksi­UV do të arrijë 5.

Edhe të enjten do të jetë mot me vranësira mesatare, me erë dhe i freskët, ndërsa në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë me rritje të temperaturave ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat