Sot në orën 18:00 do të kërkohet dorëheqja e Gruevskit

Maqedonia

Sot në orën 18:00 do të kërkohet dorëheqja e Gruevskit

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:10

Sot në fillim prej ora 18:00, iniciativa qytetare “Qytetarët për Maqedoninë” do të mbajnë një protestë të qetë nga Kampi i lirisë deri te ministria e financave.

“Edhe pas njëmbëdhjetë ditëve kampim para qeverisë ende nuk kemi dorëheqje dhe përgjegjësi politike nga Nikolla Gruevski për krimet dhe padrejtësitë që ia bëri qytetarëve të Maqedonisë.

I ftojmë qytetarët që t`i bashkohen marshit të sotëm dhe bashkërisht ta porosisim që të ikë për të mirën e të gjithëve.

Ne nuk dorëzohemi nga kërkesat tona. Gruevski duhet që të ikë urgjentisht për t`u ndalur agonia në të cilën po jetojmë nga sundimi i tij”, porositën iniciatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat