Ndihmat në Lagjen e trimave vërshojnë nga të gjitha anët

Maqedonia

Ndihmat në Lagjen e trimave vërshojnë nga të gjitha anët

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:00

Familjet e dëmtuara nga konflikti i datës 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë, po vizitohen, ngushëllohen dhe ndihmohen në forma të ndryshme nga popullata shqiptare në të katër anët e Maqedonisë.

Ndihma të ndryshme nga e mbarë Maqedonia si dhe diaspora shqiptare po vijnë për çdo ditë. Popullata e kësaj ane këto ditë të vështira po i përjeton pak më me lehtësi.

Por, në të gjithë këtë aksion humanitar të ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare ndaj Lagjes së trimave, po mungon ndërhyrja e shtetit, i cili për një moment i solli buzë vdekjes.

A kanë siguri qytetarët shqiptar të Kumanovës se në të ardhmen nuk do të kryhen eksperimente mbi to?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat