Varrimi i Dëshmorëve të Kumanovës, nesër në ora 17:00

Maqedonia

Varrimi i Dëshmorëve të Kumanovës, nesër në ora 17:00

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:38

Dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, nesër në ora 17:00.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë për KosovaPress se nesër nga ora 14:00 deri në 15:30, do të bëhen homazhe në ndërtesën e Pallatit të Rinisë, ndërsa në orën 15:30, do të mbahet një mbledhje komemorative, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve në orën 17:00.
Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të dëshmorët e rënë në Betejën e Kumanovës, Mirsad Ndreca dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë neswr homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrën e organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varroset dje në varrezat e dëshmoprëve në Gllogjan të Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat