SHGM e shqetësuar me eskalimin e dhunës kundër gazetarëve

Maqedonia

SHGM e shqetësuar me eskalimin e dhunës kundër gazetarëve

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:47

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, porositi se është e shqetësuar me eskalimin e dhunës kundër gazetarëve, pasi që pardje dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Sashe Ivanovski.

“Sulmi ndaj Ivanovsit është më serioz nga një mori sulmesh kundër gazetarëve, i cili ka mundur të ketë pasoja fatale.
Dhunuesit kanë për qëllim që të frikësojnë gazetarët dhe ta kufizojnë lirinë e shprehjes. Fuqishëm e gjykojmë këtë akt huliganësh dhe kërkojmë që menjëherë të ndalojnë sulmet e këtilla të orkestruara kundër gazetarëve”, porositën nga SHGM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat