Velanoski nga Tirana: Shkatërruam grupin që destabilizonte Maqedoninë

Maqedonia

Velanoski nga Tirana: Shkatërruam grupin që destabilizonte Maqedoninë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 12:36

Trajko Velanovski, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, po merr pjesë në një takim me rëndësi në Tiranë.

Ai thekoi se përparimi i popujve nga ky rajon në kushtet e paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit është përcaktimi i jonë dhe duke e pasur parasysh se ende nuk janë larguar rreziqet për destabilizim, vijmë deri te çështjet kryesore të një rajoni, që janë paqja dhe stabiliteti.

“Fatkeqësisht, para disa kohësh në Republikën e Maqedonisë u përballëm në formë tragjike me këtë fakt, por penguam eskalimin e tensioneve.

Me aksionin policor të realizuar në formë profesionale u shkatërrua grupi kriminel dhe terrorist i cili kishte për qëllim që t`i sjell dëme të mëdha Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësonte rrezik edhe për tërë rajonin.

Kjo ngjarje e padëshirueshme ende më shumë e thekson nevojën e integrimit të shpejtë të rajonit tonë në NATO dhe në BE”, theksoi kryetari i Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat