Kampi opozitar: Gruevski, ikë! Kampi para Kuvendit, në mbrojtje të pushtetit

Maqedonia

Kampi opozitar: Gruevski, ikë! Kampi para Kuvendit, në mbrojtje të pushtetit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:33

Kampuesit nuk heqin dorë. Qindra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruveski dhe kabinetit të tij.
“Ky është Hitleri i fundit që duhet të largohet dhe të lërë popullin e Maqedonisë, të jetë zot i vetvetes. Ai na përçau, por tani jemi të bashkuar. Siç e shihni në këtë kamp ka shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, kështu që tani jemi të bashkuar dhe vlerësoj se së shpejti diktatori më i madh i këtyre trevave duhet të largohet”.
“E shihni që po bie shi, por ne nuk do të dorëzohemi. Jo borë, jo shi, por asgjë s’mund të na largojë. Unë jam pensionist, me pension të lartë dhe askush nuk më detyroi të vija këtu. Ndërsa për ata atje, para Kuvendit, e di që janë të detyruar të shkojnë atje”.
“Ky është sinjali i fundit për qeverinë dhe kryeministrin që ata të largohen dhe ne të kthehemi në shtëpi”.
“Jam i bindur se populli do të fitojë”.
Po ashtu, edhe para kuvendit, vazhdojnë të qëndrojë disa dhjetëra mbështetës të qeverisë, të cilët thonë se kanë për qëllim, mbrojtjen e demokracinë, e cenuar nga opozita. Ata thonë se do të qëndrojnë në tenda sepse nuk duan të lejojnë ardhjen në qeveri të LSDM-së.
“Qëllimi është që Maqedonia të mbetet ashtu siç është, dhe komunjarët të mos na vijnë në pushtet”.
Si?
“Komunjarët të mos vijnë në pushtet”.
Pse?
“Nuk e di... më herët ka pasur tradhtarë dhe spiunë, ndërsa tani ka prapë tradhtarë dhe spiunë”.
“Jo nuk punoj.
Prej sa kohësh nuk punoni?
4 vjet
Pse?
Sepse nuk më punohet, kam para”.
Si kështu, keni para?
“Kam punuar jashtë vendit, më herët”.
Përveçse në Shkup, tenda ka edhe para komunës së Strumicës, ndërsa banorët e Manastirit njoftojnë se nga java e ardhshme do të ngrenë tenda para komunës dhe nuk do të largohen deri sa kryetari i Komunës Vladimir Talevski, nuk jep dorëheqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat