Thaçi: Bisedimet rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë

Maqedonia

Thaçi: Bisedimet rrugë e vetme për të dal nga kjo situatë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:24

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, përgjegjës për të drejtat e njeriut, Ivan Shimonoviç, i shoqëruar nga drejtoresha përgjegjëse për Evropë në departamentin për çështje politike të Kombeve të Bashkuara, Elizabet Spehar, si dhe përfaqësues të Komisariatit të Lartë për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Në këtë takim u diskutua për krizën aktuale politike, incidenti në Kumanovë, të drejtat e shqiptarëve, bisedimet mes liderëve të 4 partive më të mëdha politike në Maqedoni, dhe veçanërisht roli i PDSH-së në skenën aktuale në Maqedoni, si dhe de-bllokimin e proceseve integruese të vendit.
Kryetari Thaçi e njoftoi delegacionin e OKB-së me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe për mundësit e daljes nga kjo krizë.

Në këtë drejtim Kryetari Thaçi vlerësoi se është pozitive nisja e bisedimeve në mes 4 partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë, si , me qëllim që të fokusohemi drejt plotësimit të reformave që janë të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Lidhur me marrëdhëniet ndëretnike dhe në kuadër të kësaj respektimin e të drejtave të njeriut në vend, Kryetari Thaçi vlerësoi se bashkëjetesa dhe barabarësia ndëretnike janë themel i një shoqërie demokratike, ku Maqedonia do të funksiononte si shtet multi-etnik.

Kryetari Thaçi potencoi se duhet të bëhet gjithçka që kriza aktuale të zgjidhet e të mos përshkallëzohet dhe rruga e vetme të mbetet integrimi Euro-Atlantik që do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon, andaj në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare me politikë konstruktive dhe të përgjegjshme do të vazhdojë ta jep kontributin e saj maksimal në këto procese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat