Bomba për Monstrën do të publikohet deri në fund të muajit

Maqedonia

Bomba për Monstrën do të publikohet deri në fund të muajit

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:20

Pritjeve të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqeeonisë lidhur me rastin Monstra duket se po i afrohet fundi. Në emisionin Jeta në Kosovë lideri i LSDMsë Zoran Zaev ka deklaruar se bomba për Monstrën do të publikohet deri në fund të këtij muaji, raporton “lajmpress.com”.

Zaev ka pranuar se ekzistojnë paralajmërime dhe sugjerime lidhur me këtë bombë për shkak të situatës së ndjeshme që është krijuar pas Kumanovës, por ka premtuar se e vërteta së shpejti do të dalë në shesh. Në insistimin e gazetares nëse do të pritet edhe një ose dy muaj, Zaev tha: "Jo, e vërteta për këtë rast do të publikohet ndoshta deri në fund të këtij muaji". "Ka edhe raste tjera siç është mbyllja e televizionit A1, harxhimi i 600 milionë eurove për projektin Skopje 2014. Do të publikohen edhe këto për një ose dy javë", shtoi Zaev. Ai ka shtuar se pavarësisht se bomba për rastin Monstra mund të provokojë qarqe të caktuara ekstremiste, do të publikojë të vërtetën për këtë rast. "E vërteta për këtë rast nuk është e rëndësishme vetëm për shqiptarët, por edhe për maqedonasit dhe qytetarët tjerë", shtoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat