Nesër pa energji elektrike disa pjesë të pesë komunave të Shkupit

Maqedonia

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të pesë komunave të Shkupit

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:38

Për shkak të ndërhyrjeve në sistemin elektrik, nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë në komunat e Shkupit Shuto Orizarë, Karposh, Qendër, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Nesër prej orës 9:00 deri në orën 11:00, pa rrymë do të mbesin konsumatorët e një pjese të rrugës “Indira Gandi” në komunën SHuto Orizarë, prej 9:00 deri në orën 15:00 në fshatin Pagarushë në komunën Saraj dhe në rrugët “Skupi” dhe “12” në komunën Karposh.

Gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në roën 15:00 nuk do të ketë rrymë në një pjesë të rr. “Klenoec” në komunën Karposh, prej 8:00 deri në 12:00 në rr. “Naum Naumovski Borçe” nr. 68 në komunën Qendër, prej 9:00 deri në 12:00 në fshatin Kuçkovë në komunën Gjorçe Petrov, prej 9:00 deri në 13:00 në rr. “Zhvanska” në komunën Kisella Vodë, prej 9:00 deri në 12:00 në rr. “Spiro Gullapçev” në komunën Kisella Vodë dhe prej 13:00 deri 15:00 një pjesë e rrugëve “Ilija Dimovski Goçe” dhe “Aurora” në komunën Aerodrom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat