Vrasësi i dy vëllezërve në Tetovë është xhaxhai i tyre

Maqedonia

Vrasësi i dy vëllezërve në Tetovë është xhaxhai i tyre

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:32

(I plotësuar) - Shkas i vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Merovë të Tetovës është zënka familjare për dhen. Jozyrtarisht merret vesh se xhaxhai ka shtënë ndaj dy nipave me kallashnikov, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri rrugës për në spital.

Gjithashtu merret vesh se edhe dy të plagosur të tjerë në janë dërguar menjëherë në spital në Shkup. Policia e Tetovës ende nuk ka zbardhur zyrtarisht emrat e personave të përshirë në këtë vrasje familjare.
Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë

Dy vëllezër nga Merova të moshës 25 dhe 24 vjeç janë vrarë sot në mëngjes rreth orës 07.00. Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në vendin Jabllanicë që është në fshatin Merovë, përgjatë rrugës për Sellarevë. thotë zëdhëndsi i MPB-së Tetovë Marian Josfivski
Njëri prej vëllezërve ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes kurse tjetri duke u dërguar në spitalin e Tetovës.
Dy persona tjerë të cilët kanë marë pjesë në incidentin e armatosur gjithashtu kanë marë lëndime të rënda dhe janë dërgaur në spitalin klinik në Shkup.

Për TetovaSot nga spitali i Tetovës konfirmojnë për dy të plagosur rëndë ku janë dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shkup, ku pak më vonë është sjellur edhe një i lënduar por jo me armë.

“Para pak çastesh janë sjellur 3 paciant ku njëri nuk kishte shenja jete, dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda ku u transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar ku ai qëndron në Spitalin tonë” thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës.

Ata nuk bëjnë ende të ditur identitetin e personave të vrarë, e as të atyre që janë lënduar. Poashtu ende janë misterioze rrethanat se si ka ndodhur ky akt makabër.

“Ende ka dilemë nëse ata janë gjuajtur mes vete, ose të tjerë kanë gjuajtur drejt tyre. Hetimet ende janë në vijim, do të përfundojnë pas një ose dy orëve”, theksuan nga prokuroria.

* * * * *

Një incident me viktima ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Merovë të Tetovë.

Pas një zënke verbale jozyrtarisht ka mbetur i vrarë një person , ndërsa dy të tjer kanë mbetur të plagosur. Identiteti i tyre ende nuk është i njohur për policinë.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po bënë hetimet me prokurorinë.

Dy të plagosurit gjenden në Spitalin Shtetëror në Shkup, për shkak gejndjes serioze nga plagët e marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat