Çdo ditë protesta në ora 18 deri në rrëzimin e qeverisë

Maqedonia

Çdo ditë protesta në ora 18 deri në rrëzimin e qeverisë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:24

Organizata majtiste “Solidariteti” u bën thirje të gjithë qytetarëve që çdo ditë në ora 18.00 të tubohen para qeverisë deri në rrëzimin e pushtetit të udhëhequr nga kryeministri Gruevski. Sipas kësaj organizate qytetarët më nuk kanë frikë.
“Ata ndjejnë vjellje nga pushteti çnjerëzor i VMRO-DPMNE-së, për këtë realitet të dhimbshëm ata do të protestojnë deri në çlirimin e plotë të Maqedonisë”, thonë nga Organizata “Solidariteti”.
Sipas të njëjtës më 5 maj 2015 të vetëorganizuar përmes solidaritetit dhe vendosshmërisë së madhe mbajtëm anën e lirisë duke brohoritur mjaftë më.
“Dhjetë vite na gënjejnë, na plaçkisin, vranë një djalosh të ri të pafajshëm dhe u munduan ta fshehin. Martin Neshkovski është simboli i të gjithë jetërave të cilët çdo ditë i merr ky pushtet çnjerëzor, njëkohësisht duke i fshehur të gjitha krimet. Ne fuqishëm brohorisim, nuk do të kalojë”, thonë nga Solidariteti.
Nga kjo organizatë bëjnë apel që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të dalin të shprehin revoltën e tyre ndaj pushtetit aktual të udhëhequr nga VMRO-DPMNE –ja pasi brutaliteti i djeshëm policor dëshmoi se kryeministri Gruevski nuk dëshiron aq lehtë të tërhiqet nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat