Arrijnë sot në Ohër turistët e parë nga shtetet e Beneluksit

Maqedonia

Arrijnë sot në Ohër turistët e parë nga shtetet e Beneluksit

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:10

Me fluturim çarter nga aeroporti i Amsterdamit sot në aeroportin e Ohrit "Shën Apoustoli Pali" duhet të mbërrijë grupi i parë i turistëve nga vendet e Beneluksit të cilët pushimet e verës do t'i kalojnë në rivierën e Ohrit.

Bëhet fjalë për turistët, të cilët pushimet do t'i kalojnë këtu nëpërmjet marrëveshjeve të ofruara nga tur operatorët "Korendon" së bashku me partnerin e tyre maqedonas "Fibula Travel".

Sipas paralajmërimeve të agjencive vendore in-kaming më 10 maj në Ohër duhet të arrijë dhe grupi i parë i turistëve nga Beneluksi përmes marrëveshjeve të operatorit turistik "TUI Arketravel".

Përndryshe, të dhënat e turoperatorëve për pusime në sezonin 2015 tregojnë për rritje të interesit për snaps pushime në Maqedoni, me një rritje të aranzhmaneve për Ohër për afro 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turistët e fundit nga Beneluksit do të largohet nga Maqedonia në mes të tetorit. Vlerësimet e "Korendon" dhe "TUI", janë se gjatë sezonit veror 2015 në rivierën e Ohrit dhe në Maqedoni për pushime do të vijnë diku rreth 25 mijë turistë nga Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat