LSDM: Baxhanaku i Mijallkovit ende aktiv në rastin “puç”

Maqedonia

LSDM: Baxhanaku i Mijallkovit ende aktiv në rastin “puç”

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:18

Prokuroria Publike nuk e ka larguar prokurorin Jovan Ilijevski nga pjesëmarrja në procesin gjyqësor “puç”, ashtu siç ishte njoftuar, ka njoftuar LSDM-ja.

Ilijevski është baxhanak me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ka qenë në qendër të kritikave për mundësinë që të ndikojë në këtë proces gjyqësor në të cilin janë ngritur padi për tentativa për ta rrënuar pushtetin e ligjshëm, ku përfshihet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Me këto pretendime, Prokuroria Publike dëshmoi edhe një herë se punon nën ndikim dhe kontrollin e plotë të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ilivski, si shef i Departamentit kundër krimit të organizuar ka mundësi të ndikojë qoftë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj prokurorit që procedon rastin ‘Puçi’”, ka deklaruar Shillegov, gjatë konferencës së sotshme për gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat