Maturantët dhe Ministria e Arsimit nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre

Maqedonia

Maturantët dhe Ministria e Arsimit nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:49

Tetë ditë nga kampimi i nxënësve para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit dhe Ministria janë betonuar dhe nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre. Nxënësit me aktivitete të ndryshme, madje edhe me mësim alternativ dërgojnë porosi se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

“Përse ministria nuk do të na pranojë në takime dhe përse ka qasje të tillë. Bojkoti dhe kampimi po vazhdon, me përkrahjen e madhe edhe të prindërve dhe qytetarëve të ndryshëm. Deri tani kemi mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime për përkrahje”.

“Kalojmë ditën me aktivitete të lira, mësim alternativ, lojëra, natën na vizitojnë edhe shokët tanë nga shkollat tjera që bojkotojnë mësimin”.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, nga Prishtina, porositi nxënësit që të kthehen në mësim. Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të hiqet as matura shtetërore e as testimi ekstern. Ademi bëri u thirrje nxënësve që të kthehen në mësim. Por kjo nuk u bëri përshtypje nxënësve e as prindërve të tyre që në mënyrë masive po japin mbështetje idesë së fëmijëve për heqjen e testimit ekstern dhe maturës shtetërore. Kryeministri Gruevski gjatë kongresit të djeshëm partiak tha se është i zhgënjyer nga përkrahja që po ju japin prindërit nxënësve protestues. E gjithë kjo sipas tij po bëhet për qëllime politike të prindërve që janë përkrahës të partisë opozitare, duke etiketuar kështu edhe bojkotin si brumë i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat