"Alo Doktor", prej 15 shtatorit deri 3 maj ka pasur 34.082 thirrje

Maqedonia

"Alo Doktor", prej 15 shtatorit deri 3 maj ka pasur 34.082 thirrje

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:09

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo Doktor" prej 15 shtatorit deri dje ka pasur 34.082 thirrje.
Shtëpia e shëndetit Shkup njoftoi se nga 27 prill deri më 3 maj, për këshilla mjekësore në linjë janë paraqitur 988 qytetarë.

Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë në mënyrë që të sigurojë konsultim të menjëhershëm mjekësor në kohën e paraqitjes së çfarч do simptomа të çrregullimit të shëndetit. Për këshilla mjekësore në linjë në dispozicion janë 22 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet në Maqedoni.

Të gjithë personat të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo Doktor" u është dhënë ndihma e duhur mjekësor përmes këshillave shëndetësore dhe terapisë së duhur simptomatike.

Thirrjet zakonisht janë me një spektër të gjerë të simptomave të ndryshme, simptomat dhimbje, kardiovaskulare dhe simptomat respiratore nga ndryshimi i motit dhe këshilla për alergji që janë mjaft të pranishme në këtë kohë të vitit.

Në qendër e thirrjes "Alo Doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në ora 22 për këshillat mjekësore janë kujdestar dhe në dispozicion drejtorët e Institucioneve publike shëndetësore.

Në linjën "Alo Doktor" për këshillat mjekësore sot prej orës 18 deri në orën 22 do të jetë në dispozicion drejtoresha e Klinikës të endokrinologjisë Prof. Dr. Sllavica Shubeska-Stratkova, ndërsa nesër Dr. Rexhep Selmani, Drejtor i Qendrës Emergjente. Më 6 maj, në колл center "Alo Doktor" do të jetë Dr. Aspazija Sofijanova nga Klinika Pediatrike, më 7 Maj doc. dr. Sashko Kedev nga Klinika për Kardiologji, dhe më 8 maj Prof. Dr. Aleksandër Shikole drejtor në Klinikën e Nefrologjisë.

Më 9 maj, në linjë prej orës 18 deri në orën 22 në dispozicion, dhe këshilla mjekësore do të jetë prof. Dr Lidia Çevrevska, drejtor në Klinikën e hematologjisë, ndërsa më 10 maj, Prof. Dr. Zvonko Milenkoviq, drejtor i Klinikës për sëmundje infektive dhe kushte febrile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat