Dy persona me motoçikletë kanë hedhur tritol afër selisë së BDI-së

Maqedonia

Dy persona me motoçikletë kanë hedhur tritol afër selisë së BDI-së

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:40

Siç mëson portali TetovaSot, nga burime jozyrtare dy persona me motoçikletë kanë hedhur një sasi tritoli rreth orës 21.45 në oborin e selisë së BDI-së ku ka qenë vetëm një roje tek selia, por që ka shpëtuar pa lëndime.

Shpërthimi i tritolit ka dëmtuar vetëm murin rrethues të selisë së BDI-së. Pas shpërthimit dy personat e dyshuar kanë ikur me motoçikletë, ku pas ikjes thuhet se kanë dëmtuar vetëm një fëmijë duke luajtur jashtë në rrugë.

Ekipet hetuese dhe ato policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat