BDI konfirmon shpërthimin në afërsi të selisë partiake

Maqedonia

BDI konfirmon shpërthimin në afërsi të selisë partiake

Më: 3 maj 2015 Në ora: 22:47

(E plotësuar) Burime të larta partiake në BDI kanë konfirmuar për mediat shqiptare në Maqedoni shpërthimin e ndodhur te selia e BDI-së.

Sipas tyre, nuk është goditur selia e tyre por shpërthimi ka ndodhur në oborrin afër selisë. Tani për tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale në selinë partiake. Policia ka dal në teren dhe ka filluar hetimet.

Ekipe të SPB-së së Tetovës kanë dalur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se bomba e hedhur është e tipit ‘kashikara’.

Shpërthim i fuqishëm pranë selisë së BDI-së në Tetovë

Sapo ka ndodhur një shpërthim në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë, mëson Alsat-M. Supozohet se bëhet fjalë për bombë të tipit ‘kashikara’, por nuk ka viktima në njerëz e as të lënduar.

Ndërkohë edhe pse sulmi ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së, nuk dihet nëse selia e kësaj partie të ka qenë cak i sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat