Maqedonia përgjoi dhe Ilir Metën, ja biseda e tij me Thaçin

Maqedonia

Maqedonia përgjoi dhe Ilir Metën, ja biseda e tij me Thaçin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:53

Skandali i përgjimeve të kryera nga qeveria maqedonase ka përfshirë edhe kryeparlamentarin Ilir Meta.


Sipas përgjimeve që janë publikuar nga partia opozitare LSDM, Meta është përgjuar gjatë një bisede me Menduh Thaçin, kreun e PDSH, shkruan lajmpress.


Biseda është kryer në 19 nëntor 2012 dhe bëhet fjalë për një ftesë të Thaçit drejtuar Metës.


M.TH:Mos po të pengoj?


I.M. : Jo, jo. Tani e pashë. Kërkoj falje, sepse tani e pashë. (paraprakisht M. TH. I ka shkruar një SMS). Si je?


M.TH. Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?


I.M.: Në Tetovë?


M.TH: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftoj askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.


I.M.: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.


M.TH: Falemnderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16.


I.M. Mirupafshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat