RRNLHT: Policia asnjëherë nuk i gjen sulmuesit mbi LGBTI

Maqedonia

RRNLHT: Policia asnjëherë nuk i gjen sulmuesit mbi LGBTI

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:59

Rrjeti nacional për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë kërkon nga policia dhe Prokuroria publike që në mënyrë urgjente të gjendet sulmuesi i aktivistit Slavco Dimitrov, i cili u sulmua të dielën në orën 17 në qendër të Shkupit.

“Ngjarja menjëherë është paraqitur në stacionin policor, ku pas një kthimi, disa orë pritje dhe rishqyrtim të viktimave, policia konstatoi se bëhet fjalë për prishjen e rendit publik dhe sulm fizik.

Në vend që ky akt tendencioz të udhëhiqet si vepër penale dhe shpejtë të reagohet, policia mendoi se kjo vepër është nga urrejtja dhe mund të kaloj si prishje e rendit publik”, thuhet në reagimin e këtij rrjeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat